Një studim i kryer tek gati gjysmë milion njerëz në Kinë sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Ekspertët sugjerojnë se veza, e gatuar në çfarëdolloj mënyre, duhet të jetë pjesë e dietës së përditshme.
“Një vezë në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, madje mund të ketë përfitime shëndetësore”, thotë prof. Nita Forouhi, nga Universiteti i Kembrixhit, transmeton Shendeti.com.al.
Këto ditë, shumë mjekë sugjerojnë se konsumimi i vezëve duhet të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, duke qenë se janë një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese – përmbajnë nivele të larta të proteinave, vitaminave A, D, B dhe B12, si dhe luteinë dhe zeaksantinë, që mund të parandalojnë dëmtimin e shikimin me kalimin e moshës.
“Një, madje edhe dy në ditë janë absolutisht mirë”, thotë dr. Frankie Phillips, nga Shoqata Britanike e Dietologjisë.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...