Me bimë dhe lule të ndryshme rregullojmë ambientet e kopshteve, lokaleve, shtëpive etj.
Por, nuk është vetëm bukuria, por kopshti ka rëndësi të madhe për shëndetin e njeriut.
Në shumë vende të botë terapia më e preferuar kundër depresionit është rregullimi i kopshtit dhe mbjellja e luleve.
Nuk ka të bëjë thjesht me thirrjen e natyrës por me një nevojë të njeriut për të qenë në kontakt me të gjelbertën, madje sipas studimeve të shumta shkencore që janë kryer njerëzit që jetojnë në qendra urbane e kanë të domosdoshme një lidhje të tillë.
Në këto raste natyra nuk kursehet duke dhënë një pafundësi zgjidhjesh që tek kopshtet deri edhe në hapësira shumë të vogla është gjithmonë një bimë, një lule për ne.
Bimët në fakt nuk janë vetëm të bukura por edhe “të mira”, për shëndetin tonë. Ato i gjejmë kudo, në kulinari, mjekësi, estetikë etj…gjithmonë aty për ne. Mirëqenia që na vjen nga bimët mund të kategorizohet në dy grupe të mëdha: Mirëqenie fizike dhe ajo psikologjike.
Kamberi: Nëse Kosova është Serbi, a mundet Vuçiqi të shkojë ...
Hodaj: Policia e Kosovës, me performancë më të mirë në rajon
Të shtëna në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, njoftohet...
Rama: Nëse Kosova do pranonte propozimin tim për Asociacioni...
Radoiçiq ende i lirë, Rohde: Nuk do ta lëmë me kaq
Kaderi: Gazetat në Tajlandë kanë shkruar “do vijë ‘Miss Koso...