Përfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja janë të shumta, por hulumtimet e reja tregojnë se ato mund të ‘anulohen’ si pasojë e ekspozimit në ajër të ndotur.
Këto hulumtime nga britanikët kanë zbuluar se doza e ajrit të cilën e thithin pleqtë kur ecin në qendër të Londrës më shumë shkakton dëme sesa të mira, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ecja aktive rekomandohet nga ekspertët si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetesës, hulumtuesit kanë zbuluar se ecja në ajër të ndotur mund t’i bllokojë arteriet dhe ta çrregullojë funksionin e mushkërive.
Për këtë studim janë testuar 119 persona mbi moshën 60 vjet – 40 prej të cilëve ishin të shëndetshëm, 40 kishin ndonjë sëmundje të mushkërive, dhe 39 prej tyre kishin sëmundje ishemike të zemrës.
Hulumtimet e mëhershme nga britanikët kanë treguar se ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur shpie në inflamacionin e enëve të gjakut, duke i përfshirë enët të cilat e furnizojnë zemrën
Ky studim është publikuar në revistën ‘The Lancet’. /Telegrafi
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”