Një numër i madh i aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave të ndryshëm, ndërsa llogaritet se një numër i madh i shoferëve të cilët janë të përfshirë në aksidentet frontale kanë qenë nën ndikimin e barnave të cilët zvogëlojnë aftësitë vozitëse.
Madje edhe barnat, të cilat duket se nuk janë aspak të rrezikshme (p.sh. barnat të cilat zvogëlojnë simptomat e gripit) shtojnë rrezikun nëse jeni duke vozitur.
Ne aftësitë vozitëse më shumë ndikojnë anksiolitikët (barnat për qetësim). Ka raste të shumta kur këto barna gjenden në gjakun e shoferëve që pësojnë aksidente.

Këto barna ngadalësojnë reagimin e shoferit dhe pengojnë në vlerësimin e largësisë ndërmjet dy automjeteve të cilat janë në lëvizje.
Në grupin e barnave të cilët duhet t’i shmangin shoferët, janë edhe antidepresivët (kundër depresionit), pastaj analgjetikët e fortë (kundër dhimbjes), antihistaminikët (kundër alergjisë) etj.
Supozohet se nga 3% deri në 7% e aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të këtyre barnave para dhe gjatë vozitjes.
Duhet që të kalojnë së paku 12 orë nga marrja e këtyre barnave deri te momenti i vozitjes. Nëse vendosni të vozitni më herët rrezikoni veten dhe të tjerët.
Llogaritet se afër 10% e shoferëve përdorin ndonjë lloj të barnave për qetësim. /Telegrafi/
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...
Arrestohen katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkat...
Arben Gashi reagon pasi u la jashtë kryesisë nga Abdixhiku: ...