Ky miksim do i japë një ngjyrë kafe të errët vetullave të zbehta.
Nëse keni nevojë për të, atëherë jeni në artikullin e duhur….
Përbërësit:
Dy lugë çaji llum kafeje
Një lugë çaji pluhur kakaoje
Dy lugë gjelle vaj kokosi
Pak mjaltë
Përgatitja:
Llumin e kafesë dhe pluhurin e kakaos i përzieni mirë bashkë.
Nëse e doni edhe më të zbehtë ngjyrën, shtoni më shumë pluhur kakaoje.
Për ta bërë më ngjitëse përzierjen, shtojini vaj kokosi dhe mjaltë.
Kjo bën që “boja” të qëndrojë në vetulla dhe të mos bjerë në sy.
Merrni një furçë të vogël dhe lyeni vetullat sipas formës që keni.
Lëreni përzierjen në vetulla për 20 minuta dhe më pas hiqeni “bojën”.
Kaq thjeshtë ju mund të keni vetulla me ngjyrë më të errët, pa pasur nevojën të shkoni në sallon bukurie!
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn