Mjeku në pension Stewart Britten ka bërë të ditur se nuk do e bëjë vaksinën anti-Covid nëse ajo nuk ndahet në mënyrë të barabartë me vendet e tjera.
“Britania po ble, si shumë vende të pasura, shumë më tepër vaksina sesa na duhen. Kjo gjë detyrimisht do të sjellë më pak vaksina për vendet me të ardhura më të ulëta”- tha ai për BBC.
Gjithashtu ai shtoi se besonte te vaksina dhe nuk do që të bindë njerëzit e tjerë që mos vaksinohen, por ai e ndjeu të nevojshme që të mbante një qëndrim mbi këtë çështje.
Ndërsa një program ndërkombëtar, i quajtur Covax, ka siguruar dy miliardë doza vaksinash që do të shpërndahen midis vendeve me të ardhura më të ulëta, disa organizata po paralajmërojnë se nuk ka mjaftueshëm vaksina për të gjitha vendet./oranews/
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë