Një pacient me kancer, i cili e pranoi se sëmundja do ta vriste atë, pa tumoret e tij të tkurren, duke marrë çdo ditë pika nga kanabidioli.
Pacienti 81-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, vazhdimisht refuzoi kimioterapinë dhe trajtime të tjera për të zgjatur jetën e tij, transmeton lajmi.net.
Në vend të kësaj, ish-duhanxhiu, zgjodhi të marrë vaj kanabisi për tre muaj për të trajtuar kancerin e mushkërive.
Mjekët tani kanë publikuar fotografi të skanimeve, duke treguar se si trajtimi përgjysmoi madhësinë e tumoreve të tij dhe ndryshoi progresin e gjendjes shëndetësore së tij.
Tregimi është botuar në një revistë mjekësore, ku mjekët pohojnë se ‘Kanabidioli mund të ketë pasur një rol në përgjigjen e habitshme’.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se ky është vetëm një rast. Pretendimet se kanabisi ose ndonjë nga përbërësit e saj që rrjedhin, mund të kenë ndonjë ndikim të dobishëm mbi kancerin, nuk janë provuar ende.

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...