Limonada e zezë, më e reja për të djegur dhjamin

11:16 | 14 Qershor 2017

Njerëzit zgjedhin metodat që ju përshtaten dhe i bëjnë të ndjehen mirë, pavarësisht vështirësive për të arritur trupin e ëndrrave. Limonada është një ndër pijet më të zakonshme që njerëzit përdorin për të rënë në peshë.

Limonada e zezë është trendi më i fundit i zhdukjes së kileve të padëshiruara. Kjo është një pije e cila po çmend blogjet anë e mbanë botës. Është shumë e shëndetshme dhe funksionon më së miri në djegien e yndyrës së akumuluar në trupin tuaj.Kjo limonadë ka ngjyrë të zezë për shkak të qymyrit të drurit me të cilin përgatitet. Ajo pastron trupin tuaj nga të gjitha helmet dhe redukton peshën e tepërt në vetëm pak kohë. Kombinimi i qymyrit me vitaminën C që gjendet te limoni përbëjnë një kurë perfekte që ju ju shpëton një herë e mirë nga makthi i kileve të tepërta.

Përbërësit:

  • ¼ filxhan çaji ujë
  • 2 limonë (lëngu)
  • 1 lugë çaji qymyr druri pluhur (e gjeni në farmaci)
  • Pak mjaltë

Përgatitja: Kombinojini të gjithë përbërësit në një gotë të madhe dhe përziejini mirë. Shtojeni këtë pije në bazën tuaj ditore. Përdoreni derisa të arrini peshën që dëshironi të keni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara