Uji i orizit është i pasuruar me vitamina e minerale, të cilat kanë efekt pozitiv në flokë e lëkurë.
Madje sipas historisë, femrat në Kinë e Japoni bënin dush me ujin që pastronin orizin.
Më poshtë keni recetën se si mund të realizoni pastruesin tuaj.
Do ju duhen:
Gjysmë filxhan oriz
2 filxhanë ujë
Fillimisht shpëlani orizin me ujë të pastër.
Më pas vendoseni orizin në një enë bashkë me 2 filxhanët e ujit dhe lereni për 15-30 minuta.
Përziejeni vazhdimisht derisa uji të fillojë të zbardhet.
Me këtë lëvizje ai do të nxjerrë gjithë vitaminat e mineralet në ujë, duke krijuar një pastrues natyral për lëkurën dhe flokët tuaja.
Më pas mbani vetëm ujin dhe vendoseni në një vazo, ku mund ta ruani deri në 1 javë.
Si ta përdorni:
Me një copë pambuk që më parë e keni lagur me këtë ujë, bëni lehtësisht masazh për pak minuta.
Më pas lëreni lëkurën të thahet vetë.
Pas disa përdorimesh do të shikoni që lëkura do të bëhet më e butë dhe plot ndriçim.
Mund ta përdorni çdo ditë si pjesë të pandashme të rutinës ndaj kujdesit të lëkurës.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...