Kur bëhet fjalë për ngadalësimin e procesit të plakjes dhe për të pasur lëkurë më të re, lëngjet e freskëta janë mënyra më e mirë për t’u furnizuar me vitaminat dhe mineralet, që nevojiten
LËNGU I DOMATES
Lëngu i domates është plot me antioksidues, sidomos me likopen. Ky pigment është ekspert në luftimin e radikaleve të lira (molekula që mund të dëmtojnë qelizat e shëndetshme, e sulmojnë sistemin imun dhe përshpejtojnë plakjen). Likopeni ndihmon për të pasur lëkurë më të fortë dhe më të butë.
LËNGU I RRUSHIT TË KUQ
Rrushi, lëvorja dhe farat, për shumë vite përdoren si nënprodukte kundër plakjes. Sekreti i tyre është në resveratrol. Është lloj i enzimës, që e hasim edhe te boronicat, manaferrat. Mënyra më e mirë për t’i shfrytëzuar është atëherë kur kanë sezonin e tyre. Përgatitni lëng nga rrushi i kuq në shtëpi në blender, përfshini lëvoren dhe farat.
LËNGU I SHALQIRIT
Përkundër faktit se pos ujit shalqiri përmban shumë sheqer, në fakt ofron shumë vitamina, minerale dhe antioksidues. Shalqiri është i hatashëm për të hidratuar trupin, diçka që lëkurës fort i pëlqen. Mos harroni se përmban shumë vitamina A, një nutrient ky shumë i rëndësishëm për rigjallërimin e lëkurës dhe e mban me lagështi, lufton tharjen dhe rrudhat.
LËNGU JESHIL
Lëngu i lakrës jeshile është klasik, kur bëhet fjalë në ngadalësimin e plakjes. Gjethet janë të pasura me vitamina K, nutrient që është shumë i mirë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozës. Mos të harrojmë se lakra jeshile përmban shumë nutriente si: minerale, vitamina, fibra, aminoacide omega 3.
LËNGU I SHEGËS
Një nga frutat më të mirë për ta pasur në shtëpi, kur e ka sezonin e vet është shega. Ju ndihmon në uljen e nivelit e koelsterolit të keq, i mirë për të luftuar bakteret në fshikëz apo veshka dhe ofron shumë në pakësimin e rrudhave.
LËNGU I KIVIT
Ju rekomandojmë frytin e artë. Nëse e përzieni me një mollë dhe me pak limon, do të fitoni një lëng të hahatshim për të luftuar plakjen. Antioksiduesit e gjetur në kivi ndihmojnë lëkurën, që të jetë e fortë dhe parandalojnë formimin e atyre linjave klasike të buzëqeshjes. Përmban shumë vitamina C dhe E. Këto ndihmojnë në reduktimin e dëmtimit të lëkurës nga radikalet e lira.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...