Gratë që pinë kafe kanë më pak yndyrë në trup dhe kështu kanë më pak gjasa që të preken nga obesiteti, ka gjetur studimi i fundit.
Konsumimi i lartë i kafes është shoqëruar me ndjeshmërinë e ulët të yndyrës totale në trupin e grave, transmeton portal arbresh.info
Autorët ekzaminuan të dhënat për trupin dhe bagazhin e pothuajse 6.000 të rriturve amerikanë të moshës 20 deri 69 vjeç.
Studimi i botuar në The Journal of Nutrition, nuk gjeti të njëjtën përgjigje edhe për burrat.
Por një vështrim më specifik i grupmoshave të ndryshme zbuloi se në mesin e burrave, ata të moshës 20-44 vjeç që pinin nga dy deri në tre filxhanë në ditë kishin 1.3% më pak yndyrë në trup krahasuar me ato në të njëjtën grupmoshë që nuk konsumonin kafe.

Lidhja më e ngushtë mes pirjes së kafes dhe obezitetit është gjetur më e theksuar te gratë.
“Gjetjes sugjerojnë që kafeja dhe përbërësit e saj mund të integrohen në një strategji të shëndetshme dietale që ka për qëllim zvogëlimin e mbipeshës”, thotë studimi.
Dr Lee Smith, autore e studimit thekson se ‘hulumtimi sugjeron që mund të ketë komponime bioaktive në kafe, përveç kafeinës që rregullojnë peshën dhe që mund të përdoren potencialisht si komponime anti-obezitet’.
“Mund të jetë që kafeja, ose përbërësit e saj efektivë, të integrohen në një strategji të shëndetshme diete për të zvogëluar barrën e kushteve kronike që lidhen me epideminë e mbipeshës”, tha ajo.
Sipas studimeve të fundit që lidhen me Covid-19, një numër i madh i viktimave kanë vuajtur pasojat e infeksionit si rezultat i mbipeshës./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit