Mjekët kanadezë thonë se kanë gjetur një mënyrë krijuese për të trajtuar syrin ‘dembel’, duke luajtur lojën Tetris. Është vlerësuar se një në 50 fëmijë ka ‘sy dembel’, i njohur në gjuhën mjekësore si amblyopia.
Kjo ndodh kur vizioni i njërit sy nuk zhvillohet si duhet, dhe është e shoqëruar shpesh kur sytë nuk duken në të njëjtin drejtim.
Pa trajtim ajo mund të çojë në një humbje të përhershme të vizionit në syrin e dobët, e cila është arsyeja pse mjekët përpiqen për të ndërhyrë që në fillim të shfaqjes së sëmundjes.
Në një studim, është parë se syri i dobët, ka punuar më mirë se tjetri duke mbuluar me diçka syrin që punon mirë për të ndihmuar të dobëtin të punojë më fortë.
Normalisht, trajtimi është për të mbuluar syrin e fortë me një copë në mënyrë që fëmija është i detyruar që të përdori syrin e tij dembel.
Ekipi i Universitetit McGill ka zbuluar gjithashtu se se bërja e ‘puzzle’ mund të trajnojë të dy sytë për të punuar së bashku.
Studiuesit tani duan për të provuar nëse ajo do të jetë një mënyrë e mirë për të trajtuar fëmijët me të njëjtën gjendje. Studimet në Mbretërinë e Bashkuar janë tashmë në proces.

Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...