Kungulleshkat janë ushqim i shkëlqyeshëm, sidomos për ata persona që duan të humbin në peshë. Kanë pak kalori, mbushin lukthin dhe japin ndjenjën e ngopjes. Janë të pasura me vitaminat B dhe C, mangan dhe kalium, e shumica e tyre ju gjenden në lëvore. Mos i qëroni nga fryti. Kungulleshkat sugjerohen t’i konsumoni për çdo ditë, sepse me konsumimin e rregullt do ta përmirësoni tretjen, parandaloni kapsllëkun dhe pastroni zorrët prej helmeve të grumbulluara dhe ulin kolesterolin.
Këto ushqime të gjelbra ndikojnë edhe si preventivë ndaj kancerit në zorrë, sulmin në zemër dhe në tru, sëmundjet e enëve të gjakut dhe arterosklerozën. Lajm i mirë është s konsumimi i shpejtë i kungulleshkave nga meshkujt rezulton me pakësim të simptomave të prostatës së rritur, por edhe përmirëson libidonë. Kungulleshkat janë të pasura edhe me vitaminë C, me më shumë se një të tretën e sasisë ditore të sugjeruar, kështu që është edhe një arsye që e gjithë familja t’i konsumojë.
Ndikon edhe në kujdesin ndaj syve, ju furnizon me proteina, lëkurën e mban të shëndetshme dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Kjo perime përmban edhe pektinë që ndikon kundër diabetit, ruan sistemin nervor dhe ndihmon kundër stresit.
ORCA nesër me aksion protestues “UP drejt kolapsit eti...
Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se ...
Real Madrid interesohet për sulmuesin meksikan të Feyenoordi...
Durrës: 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset nga familjarët e s...
Nju Jork, hotelet mund të bëhen edhe më të shtrenjta
Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitar...