Dentistët tregojnë se përdorimi i ujit të aromatizuar për shpërlarjen e dhëmbëve nuk është aspak i shëndetshëm dhe ju rrezikoheni nga probleme serioze. Duke qenë se ky lloj uji përban shumë acide, kjo mund të ndikojë direkt në prishjen e smaltit tuaj. Por uji që përmban shumë pak flluska dhe më pak acid sesa soda, rekomandohet të përdoret në një masë të caktuar.
Dr. Edmond R.Hewlett, zëdhënës i Shoqatës Amerikane Dentare ka thënë se përdorimi i vazhdueshëm i ujit aromatizues mund të dëmtojë seriozisht smaltin tuaj të dhëmbëve. Megjithëse nuk ka ende shumë të dhëna në këtë aspekt, diçcka është e sigurtë që dhëmbët janë shumë të ndjeshëm ndaj ujrave aromatizues.
Kjo ndodh edhe për shkak se një pjesë e konsiderueshme e ujrave aromatizues që shiten farmacive dhe supermarketeve, kanë një përmbajtje shumë të lartë të acidit, i cili dëmton në mënyrë direkte smaltin./Shije
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...