Forma më e thjeshtë e përdorimit të kungullit është të piqet në furrë, kur hiqet korja dhe e lyejmë me mjaltë atëherë kemi një ëmbëlsirë të vërtetë. Kungulli mund edhe të zihet dhe të bëhet supë, çorbë apo gjellë, mund të përdoret si përbërësi kryesor i byrekut të kungullit.
500g kungull
100g karrota
1 patate e madhe
1,25l supë e pastër
100g krem kosi
50g vaj
½ e kokës së qepës
1 degë rozmarinë
Piper të zi
Kripë
Përgatitja: kungujt dhe pataten i copëtojmë në katëror të vegjël, karrotën e imtësojmë sikurse qepën. E ngrohim vajin dhe ia shtojmë qepën e pastaj ia shtojmë kungullin, pataten dhe karrotën e në fund i shtoni rozmarinë dhe supë. Ky specialitet servohet i ngrohtë.
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...