Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku priti të premten në takim një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi të udhëhequr nga Milovan Vujoviq – sekretar shteti në MSh, në të cilin u bisedua për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve.
Sadiku ka këmbyer me mysafirët nga MSH e Malit të Zi informacione rreth sistemit shëndetësor në Kosovë dhe Mal të Zi, organizimin e tij, shërbimet që ofrohen, si dhe fushat konkrete të bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen përfshirë shërbimet shëndetësore deficitare, ato të fushës së rehabilitimit, të sëmundjeve ngjitëse, etj.
Në takim, është propozuar hartimi i një draft marrëveshjeje të bashkëpunimit në shëndetësi, e cila pas specifikimit të fushave konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen midis dy shteteve në shëndetësi, do të nënshkruhej nga ministritë përkatëse të dy shteteve.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...