Kanceri- Një nga funksionet më të rëndësishme të lakrës së kuqe është se parandalon kancerin, pasi antioksidantët që përmban janë në gjendje që të neutralizojnë radikalet e lira. Këto të fundit janë përgjegjëse për sëmundje të ndryshme, mes tyre kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Kockat- Përqendrimi i lartë i disa mineraleve të rëndësishme e bënë lakrën e kuqe një nga ushqimet më të mira për t’u ngrënë pasi luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e kockave. Ngrënia e saj ndihmon nga sëmundje si osteoporoza, artriti dhe inflamacione të tjera.
Sytë- Niveli i lartë i vitaminës A që gjendet te lakra e kuqe është e mirë për lëkurën, por kryesisht për sytë pasi garanton shikim të mirë si dhe parandalon formimin e kataraktit. Vitamina A mund të konvertohet në beta-karotenë e cila është shumë e rëndësishme për të ruajtur shëndetin e syve.
Ulçera- Lakra e kuqe përmban një sasi të madhe aminoacidi specifik, i quajtur glutamina. Ky aminoacid është shumë i rëndësishëm për të qetësuar dhimbjet e ulçerës dhe për trajtimin e kësaj sëmundjeje,.
Skleroza- Lakra e kuqe është konfirmuar nga studime të ndryshme si shumë e rëndësishme për mbrojtjen e kujtesës. Këshillohet të përdoret kryesisht nga personat që vuajnë nga skleroza.
Plakja e parakohshme- Antioksidantët që gjenden te lakra e kuqe luftojnë radikalet e lira dhe mbajnë larg plakjen e parakohshme. Ato mbajnë lëkurën e freskët, duke reduktuar rrudhat dhe shenjat e moshës.
Humbja e peshës- Lakra e kuqe ka shumë pak kalori, por është e pasur me fibra dhe vitamina të shumta. Mund të përdoret pa problem nga personat që duan të humbin peshë, pa u stepur nga sasia që konsumojnë.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt