Konsumimi i kanabisit lidhet drejtpërdrejt me rrezikun e sulmit në zemër

17:04 | 14 Shtator 2021

Të gjithë nën 45 vjeç që kanë konsumuar kanabis në 30 ditët e fundit kanë pasur gati dy herë më shumë sulme në zemër sesa të rriturit që nuk e kanë përdorur fare këtë bimë, ka gjetur një studim i botuar në Journal of Canadian Association Association Journal.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, kanabisi i referohet përgatitjeve psikoaktive të bimës Cannabis sativa, kimikati psikoaktiv i së cilës është tetrahidrocannabinol ose THC, transmeton portal arbresh.info

Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 33 mijë të rriturve që nga viti 2017.

Nga 17 përqind e të rriturve që raportuan përdorimin e kanabisit muajin e kaluar, 1.3 përqind më vonë kishin një sulm në zemër, vetëm 0.8% e përdoruesve që nuk përdorën kanabis raportuan të njëjtën gjë.

Raporti OKB-së për drogën: Shqipëria e para në Evropë për kanabisin

Disa njerëz supozojnë se konsumimi i kanabisit është i sigurt dhe nuk mund të dëmtojë trupin tuaj, por kjo është e pasaktë, tha autori kryesor i studimit, Dr. Karim Lada, një klinicist-shkencëtar dhe anesteziolog në Spitalin Saint George në Kanada.

Sipas tij konsumimi i kanabisit shkakton rrahje të parregullta të zemrës.

Studimi nuk ka hetuar sesi kanabisi ndikon në shëndetin e zemrës, tha Lada, por hulumtimet e mëparshme kanë treguar se bima mund të ndikojë në rrahjet e zemrës.

Sipas studiuesve, kanabisi mund të kufizojë sasinë e oksigjenit që i dërgohet zemrës.

Kanabisi i shitur në treg sot është gjithashtu shumë më i fuqishëm sesa kanabisi i shitur në 50 vitet e fundit, tha Robert Page, kryetar i Shoqatës Amerikane të Zemrës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara