Kolli dhe dhimbjet e fytit janë të zakonshme në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, kur temperaturat e ftohta na përcjellin çdo ditë.
Nëse keni koll të vazhdueshëm dhe dhimbje të fytit atëherë duhet ta provoni këtë recetë. Fat i mirë është që kjo recetë përbehet nga përbërës krejtësisht natyral që me gjasë i keni në shtëpinë tuaj.
Përbërësi i parë është vaji i kokosit, i cili është i pasur me një substancë të quajtur acid laurik që lufton viruset dhe infeksionet bakteriale.Një përbërës tjetër është mjalti, që e ndalon kollitjen dhe qetëson fytin e skuqur
Përbërësi i fundit është kanella, e cila ka veti të fuqishme në zbutjen e simptomave të ftohjes dhe të gripit për shkak të veprimeve të saj antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Ja çfarë duhet të bëni:
Merrni:
7 lugë vaj të kokosit;
7 lugë mjaltë të pastër bletësh, mundësisht organike;
Kanellë
Udhëzime
Hidhni kokosin në një tas, shtoni gradualisht mjaltin dhe përzieni, derisa të formohet një krem i trashë. Pastaj shtoni pluhurin e kanellës dhe përzieni.
Tani merrni një tabaka plastike me forma të vogla dhe kthejeni përbërjen, lëreni që të ngrijë për disa minuta.
Dhe tashmë bonbonet që do të shërojnë fytin tuaj janë gati. Merrni sipas nevojës gjatë ditës ndërsa pjesën tjetër lërini në frigorifer që të ruajnë formën.
Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet pun...
Si kanë reaguar vendet deri më tani ndaj thirrjes së Trump p...
Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vras...
Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për k...
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...