Nëse vuani nga diabeti i Tipit 2, ju keni pa dyshim një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme. (Por mund të jeni në fazat e para të sëmundjes dhe të mos keni asnjë nga këto simptoma.
Shumë etje, gojë të thatë, urinim të shpeshtë: kjo ndodh pasi organizmi e përdor ujin për të eliminuar glukozën e tepërt me anë të urinës.
Shikim të turbullt: për shkak se trupi dehidratohet, përdor të gjitha lëngjet e mundshme, përfshirë ato të syve, për të eliminuar glukozën.
Uri të tepruar: për shkak se qelizat nuk marrin glukozën e mjaftueshme për t’u ushqyer.
Lodhje dhe nervozizëm: për shkak të mungesës së energjisë, ushqimi kryesor i qelizave tuaja.
Probleme me tretjen: sepse pankreasi nuk prodhon vetëm insulinë, por edhe enzimat që i duhen organizmit për të tretur ushqimin. Nëse pankreasi nuk funksionon siç duhet, mungesa e insulinës dhe e enzimave vështirëson procesin e tretjes.
• Hipoglicemi: rënia e energjisë, për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak, është pasojë e dobësimit të mëlçisë dhe gjëndrave mbiveshkore.
Naim Murseli: Jam plotësisht i pafajshëm, ju betohem!
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...