Google ADS

Këshilla shumë të vlefshme për gratë shtatzëna

19:00 | 26 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ato kryesisht shfaqen gjatë natës dhe shpesh zgjasin rreth një minute.

Shumica e shtatzënave shpesh mund të ndiejnë ngërçe në shputa, kofshë dhe muskuj të nëngjurit gjatë muajve të fundit të shtatzënisë.

Për t’i zbutur ngërçet, përpiquni të vini kompresa të ngrohta në vendet në të cilat shfaqen.

Me ushqim të duhur me vitamina dhe me konsumim të shtuar të kalciumit dhe magnezit, gjithashtu, mund të pengoni shfaqjen e ngërçeve të reja.

Përpiquni të bëni dush apo të laheni me ujë të ngrohtë, duke drejtuar vrushkullin e ngrohtë të ujit në zonën e ngërçeve.

Gjithashtu, nëse ngërçet nuk pushojnë, mos harroni të konsultoheni me mjekun tuaj. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale