Kanceri në prostatë zakonisht zhvillohet ngadalë dhe doktorët e kanë të vështirë ta parashikojnë se cilët tumorë do të bëhen agresivë, duke e bërë gjë të vështirë procesin e trajtimit të sëmundjes.
Sëmundja vlerësohet se i prek 1 në 9 meshkuj gjatë jetës së tyre, ndërkaq për momentin është duke vrarë më shumë njerëz sesa kanceri i gjirit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, një studim i ri ka deklaruar se meshkujt që e konsumojnë një ushqim të caktuar mund ta zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje.
Sipas studimit me më shumë se 36,000 meshkuj japonezë, meshkujt që hanë kërpudha janë më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje.
Konsumimi i kërpudhave në veçanti është fitimprurës për meshkujt mbi 50 vjeç që po ashtu hanë shumë mish dhe produkte të bulmetit, por pak pemë dhe perime.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “International Journal of Cancer”. /Telegrafi/
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...