Ananasi njihet si frut me shumë veti të mira shëndetësore. Ndihmon shumë në sistemin e tretjes dhe në qetësimin e stomakut.
Ky frut është i ngarkuar më fibra dhe ndihmon në kurimin e infeksioneve të zorrëve. Për më tepër trajton kapsllëkun, shkruan arbresh.info
Ja pse duhet të konsumoni ananasin:
Ananasi është përmban vitaminë C dhe është frut jetik për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Mbron trupin nga viruset dhe rrit rezistencën e trupit nga ftohja, gripi, infeksionet e veshit dhe sëmundje të tjera infektive.
Ananasi është plot me antioksidantë dhe ka vlera të mëdha në parandalimin e qelizave brenda trupit. Ananasi parandalon disa sëmundje kronike, si sëmundjet e zemrës, sëmundjet kancerogjene, sklerozës dhe artritit.
E ftohura mund të ju vështirësojë përditshmërinë, prandaj duke e marrë parasysh që ananasi është i pasur me vitaminë C, lufton edhe të ftohtin dhe gripin që mund të ju mbërthejë në ditët e dimrit, ose në ditët e hershme të pranveres.
Ananasi përmban edhe magnez është një ndër mineralet kryesore për forcimin e eshtrave dhe të indeve. Për këtë arsye, ky frut është mirë të konsumohet çdo ditë.
Një gotë me lëng të freskët të ananasit, parandalon akumulimin e mykozës në fyt. Për më tepër, ky lëng pastron mushkëritë.
Sasia e magnezit që përmban ananasi ndihmon në forcimin e eshtrave. Nëse pini një gotë lëng ananasi, trupi juaj do të ndjehet më i fortë për 73% . Lëngu i ananasit preferohet të konsumohet nga të moshuarit nëse ndjenjë dhimbje eshtrash.
Ananasi përmban edhe vitaminë A që është një ndër vitaminat kryesore për rregullimin e shikimit. Një gotë lëng ananasi në ditë parandalon rrezikun e humbjes së shikimit në moshë të thyer./Arbresh.info
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më ja...
Nga një nxënës që shikonte fshehurazi ndeshjen, në protagoni...
Carrick pranë emërimit si trajner i përhershëm te Man United...
Takim edhe me Kurtin, Rama ndan fotoalbumin e punimeve të Sa...
Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në krye...
Lewandowski do të vendosë për të ardhmen e tij pas festës së...