Asnjë prej ilaçeve që gjenden në tregun shqiptar nuk i nënshtrohet testimit përpara se të hidhet në treg.
Në bazë të ligjit për barnat dhe shërbimin farmaceutik Qendra Kombëtare e Barnave bën regjistrimin e barit vetëm kur plotësohen kriteret e efektshmërisë dhe te sigurisë, në përputhje me qëllimin e përdorimit.
Por kjo efektshmëri matet vetëm në bazë të dokumentacionit që vetë kompanitë dorëzojnë.
“Ne të gjithë jemi koshientë që në Shqipëri Instituti i Kontrollit të Barnave nuk funksionon në lëmin e kontrrollit të barit. Ka një funksion të përciptë në kontrrollin e domunetacionit të regjistrimit të ilaçeve. Ndërsa sa i takon kontrollit faktik ne jemi të gjithë koshientë që ne nuk i kemi as kapacitetet profesionale as ato instumentale, kjo është diferenca makro sa i përket Shqipërisë dhe vendeve të rajonit”, deklaroi për Euronews eksperti i farmaceutikës Ilir Pecnikaj.
E nëse do të hedhim sytë në shtetin fqinj, praktika e kontrrollit të barit është një problem i zgjidhur ndër vite.
“Maqedonia është shumë më përpara se sa ne, në shumë aspekte, ka 25 vjet që ka institutin e saj dhe farmakopenë e miratuar nga parlamenti, ka një institute që bën kontrrollin e plotë të gjithë gamës faramaceutike dhe kjo nuk është e pakët”, tha Pecnikaj.
Qendra kombëtare e barnave në bazë të ligjit pranon për regjistrim barnat nga prodhues vendas, barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në një nga vendet e Bashkimit Evropian, SHBA, Kanada, Japoni, Australi, si dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në marrëveshjet e ratifikuara për tregtinë e lirë. /euronews/
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...