Nga momenti që fillojmë të bëjmë seks, ne jemi të këshilluar të përdorim mbrojtje, ose përndryshe do të mbesim shtatzënë dhe gjëra të “tmerrshme” do të ndodhin.
Në rregull, ndoshta nuk është kaq ekstreme, por mesazhi i parandalimit të shtatzënisë është padyshim i fuqishëm mes tinejxherëve dhe vajzave të reja.
Por kur krijoni një lidhje serioze dhe mendoni të krijoni familje me atë personin e veçantë, padyshim se në mendjen tuaj sillen edhe mendime se sa i lehtë do të jetë procesi i ngjizjes.
Sipas hulumtimeve të kryera këtë vit, duket se mesatarisht çiftet provojnë rregullisht gjashtë muaj para se të mbesin shtatzënë.
Pra hulumtimet tregojnë se duhen mesatarisht 78 sesione seksi për t’u ngjizur, dhe nëse ky numër përpjesëtohet me 13 (sesionet e seksit brenda muajit), atëherë duhen gjashtë muaj seks pa mbrojtje për të mbetur shtatzënë.
Normalisht kjo figurë është vetëm mesatarja dhe ndryshon për çdo njeri. Sipas ekspertëve, një në shtatë çifte përjetojnë vështirësi sa i përket mbetjes shtatzënë, ndërsa ka disa njerëz të cilët mbesin pothuajse menjëherë shtatzënë.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...