Hithi është një bimë që mund të konsumohet dhe si e tillë është njëra nga ilaçet më të mira natyrore.
Nëse në dietën tuaj përfshini hithin, ai do të ketë ndikim pozitiv në funksionet e metabolizmit tuaj. Ai është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, natrium, vitamina C, B2, B5, C dhe stimulon gjëndrat e tretjes, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit që ne konsumojnë, transmeton KosovaPress.
Aktiviteti shërues i kësaj bime ndikon në rritjen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut dhe redukton nivelin e sheqerit në gjak, uljen e niveleve të presionit të gjakut dhe parandalon rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakut. Hithi ndalon gjakderdhjen, sidomos nga hunda, mitra, mushkëritë, zorrët, veshkat dhe trakti urinar. Ai parandalon krijimin e gurëve në veshkë dhe zbut inflamacionet urinare, si dhe të rrugëve të frymëmarrjes, por edhe paraqitjen e infeksioneve, alergjive, bronkitit, kollitjes, pezmatimit të fytit dhe astmës. Kjo bimë pastron gjakun, ngrit imunitetin, por edhe stimulon prodhimin e qumështit në gji dhe eliminon zbokthin.
Hithi zbut edhe dhembjet reumatike dhe menstruale, si dhe vepron fuqishëm në zbutjen e problemeve të nervit shiatik.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...