Gjatë epidemisë së koronavirusit, mirëmbajtja e rregullt e higjenës së duarve ka luajtur një rol të madh për ruajtjen e shëndëtit të një individi dhe padyshim që është masa më efektive në kontrollin e infeksionit.
Ky zakon i rëndësishëm jo vetëm që parandalon infeksionet, por edhe përhapjen e infeksionit tek të tjerët, të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj infeksionit.
Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, higjena e duhur e duarve zvogëlon numrin e pacientëve me diarre nga 23-40 përqind, zvogëlon sëmundjet e frymarrjes, siç janë ftohjet, në popullatën e përgjithshme me 16 deri në 21 përqind dhe zvogëlon mungesën e fëmijëve në shkollë për shkak të sëmundjeve gastrointestinale deri në 29 deri në 57 përqind, transmeton portal arbresh.info

Sipas ekspertëve ekziston një lloj i caktuar i neglizhencës për rëndësinë e higjenës së duarve, deri në momentet kur shfaqet ndonjë pandemi.
Me rastin e shfaqjes së Covid-19, ekspertët kanë bërë thirrje që të lahen duart sa më shpesh dhe që të shmanget përshëndetja me dhënien e duarve, pasi konsiderohet se duart mund të përhapin shumë sëmundjen infektive./arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...