Në Prishtinë sot është hapur spitali i parë Ortopedik i quajtur “Royal Medical”, i cili ofron shërbime shëndetësore me standarde evropiane. Hapja solemne u bë sot nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, si dhe nga anëtarët e bordit të këtij spitali privat, Vinko Barishiq nga Kroacia dhe Amir Agani.
Qëllimi i ideatorëve, ishte themelimi i një spitali Ortopedik dhe i lëmive komplementare, i cili do të shërbente për kthimin e besimit të qytetarëve kosovarë për shëndetësinë kosovare.
Drejtori i spitalit “Royal Medical”, Lulzim Çelaj, është shprehur se qëllimi i hapjes së spitalit Ortopedik është që të ndalohet shkuarja e pacientëve të Kosovës për t’u shëruar jashtë vendit.
E anëtari i bordit të “Royal Medical”, Vinko Barishiq, tha se kjo punë që po bëhet sot është dëshmi se mund të bashkëpunohet në mes shteteve, siç është Kosova dhe Kroacia.
Madje, ai tha se një spital i tillë, është një mundësi e mirë për të gjithë, e në veçanti për pacientët, dhe se mjekët q ë do të punojnë në këtë spital do të japin përvojat e profesionalitetit të tyre.
Synimi i spitalit, “Royal Medical” është që të bëhet shtëpi e ortopedëve, e neurokirurgëve dhe specialistëve të lëmive kirurgjike komplementare nga gjithë Kosova, regjioni përfshirë Kroacinë, Slloveninë dhe Evropën Perëndimore.
Spitali “Royal Medical” është investim privat i një grupi aksionarësh, ndërmarrësve nga Kosova dhe Kroacia, i cili ka filluar si projekt ideor që në fillim të vitit 2014-të. Spitali shtrihet në sipërfaqen prej 4100 metra katrorë, në tri kate, ku ofrohen të gjitha shërbimet për pacientët.
Spitali gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër Klinikës Gjermane të Syrit.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...