Për vetëm një javë në Greqi janë regjistruar 17 raste të reja të vdekjes nga gripi sezonal, ndërsa nga fillimi i sezonit, gjegjësisht nga tetori i vitit të kaluar, në përfundim me 23 shkurtin e vitit 2020, 77 persona kanë vdekur nga gripi, tregon raporti javor i Organizatës Kombëtare Greke për Shëndet Publik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga 77 personat e vdekur, 44 janë burra, 33 femra të moshës prej katër deri në 91 vjet, ndërsa 72 gjegjësisht 93,5 për qind i takojnë grupit me rrezik të lartë për të cilin rekomandohet vaksinim nga gripi.
Për një javë shtatë persona janë pranuar në spital, me çfarë numri i personave të hospitalizuar në kujdes intensiv nga fillimi i tetorit të vitit 2019, është rritur në 206 persona./alsat/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...