Femrat kanë shumë më tepër gjasa se meshkujt të vuajnë nga dhimbja e kokës, ka gjetur një studim i fundit.
Studiuesit zbuluan se 6 për qind, ose pak më shumë se një në 20 gra, përjetojnë dhimbje koke të paktën dy herë në muaj, në krahasim me 2.9 përqind të meshkujve, transmeton portal arbresh.info
Rishikimi i tyre i shkallës globale të dhimbjeve të kokës gjithashtu arriti në përfundimin se gratë kanë dy herë më shumë gjasa se burrat të vuajnë nga migrena.
Ata zbuluan se 17 për qind e grave vuajnë nga migrena, e cila mund të zgjasë deri në tre ditë dhe të çojë në të vjella dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës.
Ndryshimet hormonale mund të jenë një nga arsyet se pse gratë janë më të prekura nga dhimbjet e kokës, pasi çdo luhatje e estrogjenit mund të shkaktojë dhimbje në kokë.
Hulumtimi, nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë, shqyrtoi 357 studime mbi dhimbjet e kokës nga vitet 1960 deri më sot.
Botuar në “The Journal of Headache and Pain”, rishikimi zbuloi se njerëzit në vendet me të ardhura të larta raportojnë një shkallë më të lartë të dhimbjes së kokës, megjithëse kjo mund të jetë për shkak se janë bërë më shumë studime në vendet e pasura./arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...