Droga është bërë aq e përhapur sa që 13 për qind e njerëzve kanë gjurmë kokaine apo heroine në gishta, megjithëse kurrë nuk e kanë konsumuar, ka zbuluar një studim më i ri shkencor.
Hulumtuesit janë përpjekur të zbulojnë se a paraqesin gjurmët e drogës në gishta dëshmi që personi e ka përdorur apo vetëm u është ekspozuar narkotikëve, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët britanikë kanë testuar gishtat e 50 vullnetarëve, të cilët nuk kanë konsumuar drogë dhe të 15 njerëzve të cilët kanë pranuar që kanë përdorur kokainë ose heroinë në 24 orët e fundit.
Rezultatet kanë treguar gjurmët e heroinës dhe të kokainës te 13 për qind të personave të cilët nuk kanë konsumuar narkotikë.

“Kokaina është shpesh ndotës i ambientit jetësor dhe është mirë e njohur që është e pranishme në shumë bankënota”, thekson Melanie Bailey, e cila ka punuar në këtë studim.
Mirëpo, edhe krahas këtyre njohurive, shkencëtarët i ka tmerruar fakti që gjurmët e drogës janë zbuluar te aq shumë njerëz.
Për të testuar bartjen e drogës, vullnetarët janë përshëndetur për dore me përdoruesit e narkotikëve.
Rezultatet kanë treguar që kokaina dhe heroina mund të barten edhe me përshëndetje për dore, theksojnë portalet shkencore. /Telegrafi/
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve