Gjethet e rrushit, një përbërës kryesor i kuzhinës mesdhetare janë të pasura me minerale dhe vitamina. Ndonëse këto të fundit nuk gatuhen në shumë mënyra, mjafton të përmendim japrakët dhe ja ku e mësuam të gjithë, sesi mund të përfitojmë nga gjethet e rrushit.
Nga antioksidantët, magnezi, acidet yndyrore omega-3 dhe kalciumi më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore të gjetheve të rrushit:
1. Përbërës anti-mikrobiale, antioksiduese
Rrushi është një burim i mirë i antioksidantëve, por siç duket edhe gjethet e tij janë të pasura me komponime anti-mikrobike dhe antioksidante.
Një hulumtim i botuar në International Journal of Food Properties në fillim të vitit 2013 krahasoi nivelin e antioksidantëve të gjetheve të rrushit të mbledhura në muajt maj, gusht dhe shtator. Studimi raportoi se gjethet e rrushit të mbledhura në shtator kishin nivelet më të larta të flavonoideve, fenoleve dhe flavonoleve të gjitha të njohura për vetitë e forta antioksiduese.
2. Burimi i acideve yndyrore omega-3
A e dini se ka disa ushqime me bazë bimore që përmbajnë acide yndyrore omega-3 në sasi të konsiderueshme? Fara Chia, farat e lirit, arrat dhe vaji i kanolit përfshihen në listën e burimeve më të mira bimore të acideve yndyrore omega-3. Por ka gjithashtu disa perime me gjethe jeshile, si gjethet e rrushit që janë burim i mirë i këtyre acideve yndyrore.
Gjethet e freskëta të rrushit kanë rreth 2% yndyrë, një sasi të habitshme për një gjethe të gjelbër, por pjesa më e madhe e yndyrës është omega-3.
3. Të pasura me kalcium dhe magnez
Gjethet e rrushit janë gjithashtu të pasura me magnez dhe calcium! Vetëm 28 gram të gjetheve të rrushit ju ofrojnë të paktën 7% të vlerës së përditshme për magnez dhe 10% të vlerës së përditshme për kalcium.
Të dy këto minerale janë të rëndësishme për shëndetin e kockave, por ky kombinim mineral gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në funksionin e muskujve dhe nervave.
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...