Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në puls dhe ndihmojnë në kontrollin e qarkullimit të gjakut, duke liruar anët e enëve të gjakut
Hormonet kryesore të cilat i tajit gjëndra tiroide janë trijodtironina (T3) dhe tiroksina (T4).
Është përgjithësisht e njohur që tiroidet kontrollojnë metabolizmin, domethënë shpejtësinë me të cilën trupi shpenzon energjinë lëvizëse.
Gjëndra tepër aktive do të thotë që vuani nga hipertireoza, ndërkaq ajo shkakton humbjen e peshës trupore, ndërsa hipotireozën e karakterizon shtimi i peshës trupore.
Mirëpo, gjëndra tiroide ndikon edhe në pesë organe të rëndësishme të trupit! Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në puls dhe ndihmojnë në kontrollin e qarkullimit të gjakut duke liruar anët e enëve të gjakut, transmeton Telegrafi.
Vezoret
Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë edhe në ciklin menstrual. Niveli i çrregulluar i hormoneve shkakton menstruacione të çrregullta dhe ovulacion.
Eshtrat
Hormonet e gjëndrës tiroide drejtojnë shpejtësinë me të cilën zbërthehet indi i vjetër kockor. Nëse ai proces është i shpejtuar, indi i vjetër shkatërrohet para se të mund të zëvendësohet, gjë që çon në osteoporozë.
Truri
Niveli i ulët i gjëndrës tiroide rezulton me harresën, problemet me përqendrimin dhe depresionin. Fatmirësisht, ato probleme mund të zgjidhen me terapinë e hormoneve sintetike.
Lëkura
Nëse gjëndra tiroide është jo mjaft aktive (gjendje të cilën e quajmë hipotireozë), trupi pushon të prodhojë dhe i hedh qelizat e lëkurës me ritëm normal. Kështu qelizat e grumbulluara shkaktojnë lëkurë të thatë dhe e bëjnë lëkurën të pashkëlqyeshme. Rritja e flokëve dhe e thonjve gjithashtu ngadalësohet.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...