Katër në pesë fëmijë nga 11 deri 17 vjeç në të gjithë botën nuk po bëjnë ushtrime fizike të mjaftueshme, sipas analizës së parë të këtij lloji.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se shëndeti i fëmijëve po dëmtohet, si dhe zhvillimi i trurit dhe aftësitë e tyre sociale, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se mosarritja e orës së rekomanduar në ditë stërvitje është një problem universal në vendet e pasura dhe të varfra.
Djemtë ishin më aktivë se vajzat në të gjitha, përveç katër nga 146 vendet e studiuara.

Çka numërohet si ushtrim?
Thuajse gjithçka që e bën zemrën të rrahë më shpejtë dhe mushkëritë të marrin frymë më shumë.
Kjo mund të përfshijë vrapimin, ngasjen e biçikletës, notin, futbollin e gjimnastikën.
Gjatë një jete të qenurit aktiv mund të zvogëlojë rrezikun e shumë sëmundjeve, nga sulmet në zemër dhe sulmi në tru deri te diabeti tip 2.
Por studiuesit thonë se ka edhe dëshmi në rritje të qenit aktiv është i mirë edhe për trurin në zhvillim.
“Ata kanë funksion më të mirë njohës, mësim më të lehtë, ata kanë sjellje më të mirë pro-shoqërore”, thotë Dr Guthold./arbresh.info/

Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...
Operacion policor në Tiranë, goditet grupi i trafikut të arm...
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...
Tërmeti 7.8 në Filipine: 46 të vdekur, vazhdojnë kërkimet pë...