Në treg tani gjenden produkte për të cilat thonë që do t’ju ndihmojnë, pa marrë parasysh se çfarë tipi të lëkurës keni.
Fatkeqësisht, ato shpesh janë goxha të shtrenjta dhe shkaktojnë pasoja të padëshiruara, transmeton Telegrafi.
Këtu mund të shikoni recetën shtëpiake, tërësisht natyrale dhe pa efekte të padëshiruara.
Ju nevojiten:
– Uthull molle,
– Sapun,
– Kompresë pambuku,
– Ujë i nxehtë.

Ecuria: Paraprakisht duhet t’i lani me sapun neutral pjesët e përfshira me lytha dhe leqe.
Fërkoni butë me peshqir në mënyrë që lëkura të thahet. Pastaj merrni kompresën e pambukut dhe njomeni në ujë të nxehtë.
Mbajeni në lëkurë së paku 15 minuta.
Më pastaj përsëriteni të njëjtën procedurë me uthullën e mollës.
Në fund të gjithën shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Përsëriteni këtë tretman gjatë tri javëve në mënyrë që të arrini rezultate më të mira dhe vërtet do të jeni të kënaqur!
Në varësi të madhësisë dhe thellësisë së lythës, kjo teknikë mund të shkaktojë dëme të vogla, kështu që të aplikoni një krem dhe xhel Aloe Vera më pas mund të ju ndihmojë shumë.
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë