Kanceri i zorrës së trashë është një nga llojet më të përhapura të kancerit që mund të prekë si burrat dhe gratë.
Ndonëse një regjim i caktuar ushqimor mund të ndihmojë në eliminimin apo parandalimin e shumimit të qelizave të këqija, ekspertët e shëndetit, pohojnë se nuk ka hulumtime të mjaftueshme për të garantuar efektivitetin e këtyre trajtimeve natyrore. Megjithatë studime të ndryshme klinike kanë treguar se përfshirja e ushqimeve apo vajrave esencial në dietën ushqimore të të sëmurëve apo të rrezikuarve nga kjo sëmundje, mund të ulë ndjeshëm rrezikun. Një shembull është studimi i fundit botuar në revistën e Cancer Research në të cilin kërkuesit e Universitetit të Adelaide dolën në përfundimin se vaji i kokosit ka përbërës aktive kundër qelizave kancerogjene që shumohen në zorrën e trashë.
Rreth 50% e përbërjes së vajit të kokosit mund të ndihmojnë në luftimin e kancerit dhe përbërësi kryesor i vajit të kokosit që njihet si acidi laurik thuhet se shfaros mbi 90% të qelizave kancerogjene që mund të shkaktojnë kancer të zorrës së trashë dhe këtë mund ta bëjë në vetëm dy ditë.
Si është e mundur?
Acidi lauror helmon qelizat e kancerit.
Në të njëjtën kohë, çliron qelizat nga stresi oksidativ dhe ndihmon çlirimin e toksinave nga trupi.
Acidi gjithashtu redukton nivelet e glutationit të qelizave kancerogjene (pra i shteron burimin e energjisë qelizave të këqija)
Acidi laurik, i njëjti komponent me veti antimikrobiale që vret qelizat e kancerit, gjendet gjithashtu në qumështin e nënës. Ky acid yndyror i mesëm ka aftësinë për të rritur sistemin imunitar. Për shkak të këtyre përfitimeve, vaji i kokosit konsiderohet si një superushqim.
Për të përfituar nga vlerat e vajit të kokosit mjafton të merrni çdo ditë nga një lugë.
Këtu do të lexoni 10 mënyra si mund ta përdorni vajin e kokosit për bukurinë e lëkurës dhe shëndetin
Mund t’ju interesojë gjithashtu: Përse vajin e kokosit duhet ta blini të ngurtë e jo të lëngshëm, arsyet përse duhet të hani çdo ditë nga një lugë.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata