Ushqimi, produktet që ne konsumojmë dhe mënyra sesi i përgatisim ato, ndikon direkt në jetëgjatësinë dhe cilësinë e saj.
Prandaj është shumë e rëndësishme të balanconi ushqimet dhe kaloritë që merrni. E mira është ti reduktoni ato, nëse dëshironi që të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm.
Një studim i fundit i publikuar në revistën Nature Communications shpjegon me detaje efektin e reduktimit të kalorive. Studimi është kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Wisconsin-Madison dhe Institutit Kombëtar të Plakjes (NIA), të cilët kanë studiuar reduktimin e kalorive për vite me radhë.
Të dy grupet e studiuesve arritën në përfundimin se reduktimi i kalorive solli mjaft përfitime tek majmunët, shkruan shije.al. Madje, majmunët e përfshirë në studim treguan se kishin më pak probleme shëndetësore. Majmunët dhe njerëzit kanë pothuajse të njëjtën moshë plakje.
Flokët e tyre thinjen dhe hollohen, si edhe kanë të njëjtat sëmundje si diabeti apo humbja e kujtesës.
Kjo vërteton se duhet të hani më pak që të jetoni më shumë!
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...