Ushtrimet fizike janë interesante: disa njerëzve iu pëlqejnë, e disa tjerë i urrejnë stërvitjet.
Por nëse jeni në kategorinë e dytë, atëherë mos u frikësoni – shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë e cila do t’ju bëjë të shpenzoni më shumë kohë në palestër sepse do t’ju duken ushtrimet më të kënaqshme, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit londinezë kanë zbuluar se dëgjimi i muzikës gjatë stërvitjeve i bën gjërat shumë më të kënaqshme.

Kjo ndoshta mund t’ju duket shumë e qartë. Pas së gjithash, nuk është sekret se muzika nxitë emocione të ndryshme – na bën të ndihemi të lumtur, të pikëlluar, të zemëruar, ose edhe të motivuar.
Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët londinezë kishin konstatuar se dëgjimi i muzikës shpie në 28% dhe 13% rritje të kënaqësisë gjatë ushtrimeve fizike.
Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën prestigjioze ‘Psychology of Sport and Exercise’. /Telegrafi/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri