Shumë njerëz veshin dorëza kur shkojnë në supërmarket, farmaci dhe në pazar.
Por pyetja është a i përdorim ato sikurse duhet? Sa na ndihmojnë në këtë kohë pandemie? Sa na bëjnë dëm?
Dorëzat na mbrojnë vetëm nëse i përdorim siç duhet.
Dr. Karan Rangarajan, kirurg që punon në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, shpjegoi se vendosja e dorëzavë, në vend të pastrimit të shpeshtë të duarve , sjell më shumë rrezik, transmeton portali arbresh.
”Ju vendosni dorëza kur shkoni në supermarket, prekni shumë gjëra, dhe mikrobet janë aty. Gjatë ditës ju prekni objekte tjera me ato dorëza. Dorëzat tani kanë në shumë mikrobe. Ato mbledhin më shumë mikrobe, prandaj është më mirë që duart të lahen shpesh”, tha ai.
Ai shtoi se me dorëza plot mikrobe mund ta prekni timonin, dhe pasi ti keni hequr ato, të prekni sërish disa ato objekte dhe më pas fytyrën.
“Mjafton të lani duart, të jini të arsyeshëm dhe të qëndroni të sigurtë”, përfundon ai./arbresh.info/
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”
Specialja publikon edhe qesen me mbeturina në të cilën Kilaj...
Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim n...
SPK: Suspendimet e ngutshme dëmtojnë rëndë institucionin
‘Javelin’ arrin në Shipëri, ambasada amerikane e sheh si tre...
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...