Koronavirusi po vazhdon përhapjen e tij vdekjeprurëse dhe disa nga viktimat po mbështeten tek ventilatorët për të mbijetuar.
Më shumë se 472,760 njerëz janë goditur nga sëmundja në të gjithë globin dhe kërkesa për makineri për shpëtimin e jetës po rritet.
Çfarë është ekzaktësisht një ventilator?
Ventilatorët janë pajisje që shpëtojnë jetën. Ato ndihmojnë pacientët që nuk mund të marrin frymë siç duhet vetë, duke pompuar ajër në mushkëri. Kjo makineri çon oksigjen në mushkëri dhe në trup, si dhe ndihmon për të larguar dioksidin e karbonit.
Si funksionojnë ventilatorët?
Një ventilator është i lidhur me pacientin përmes një tubi të vendosur në gojë ose hundë. Në disa raste, pacientët mund të bëjnë një operim për të hapur një vrimë në qafën e tyre, në mënyrë që tubi të futet deri në trake.
Rastet e rënda do të kërkojnë që një ventilator të jetë në gjendje të transportojë oksigjen të mjaftueshëm nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit. Pa një të tillë, pacienti mund të vdesë
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...