Me ardhjen e dimrit dhe ditëve të ftohta, trupi jonë ka nevojë për agjentë të ndryshëm shërues në mënyrë që të na forcoj imunitetin dhe të na mbrojë nga i ftohti dhe gripi.
Nëse nuk dëshironi të blini vitamina në farmaci, atëherë konsumimi i çajit të xhenxhefilit mund të jetë zgjedhja e duhur sepse përmban shumë nutrientë, transmeton Telegrafi.
Përgatitja e çajit është shumë e thjeshtë: mjafton ta prini një pjesë pesë-centimetërshe të xhenxhefilit dhe ta gatuani për 15 minuta.
Çaji mund të ëmbëlsohet me mjaltë dhe mund t’i shtoni edhe limon për shije më të mirë.
Xhenxhefili përdoret për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore, disa prej të cilave janë marramendjet, alergjitë, kolli, inflamacioni i sinuseve, ethet, pneumonia, problemet menstruale, gjumi i dobët, etj.
Konsumimi i rregullt i çajit të xhenxhefilit e redukton rrezikun e sulmeve të trurit, i pastron venat, dhe i zvogëlon nivelet e kolesterinës në gjak.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...