“Dua ti falënderoj, kanë bërë më të mirën për mua duke u përkujdesur më së miri. Por, jo vetëm për mua, por për të gjithë që jemi këtu të shtrirë”, përfundoi babai i boksieres.
Kampionia e botës në WBC, Fabiana Bytyqi është dignostifikuar me coronavirusi e njohur si Covid-19.
Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë babai i Fabianës, Fabiani, i cili poashtu njëjtë sikur se vajza e tij edhe ai është prekur me virusin vdekjeprurës.
“Ka dy javë që jemi duke u përballur me këtë virus tani global. Për shkak se kemi qenë të dytë me këtë sëmundje i kemi ikur mediave duke ditur se do të kemi presion të vazhdueshëm”, ka thënë fillimisht Fabiani për Kosova Boxing.
Të dytë tani ndjehen mirë dhe së shpejti pritet ti kthehen jetës normale.
“Fabiana është më mirë se unë. Ajo po kurohet në shtëpi dhe është pranë shërimit ku për tre-katër ditë do të bëjë testin e fundit duke u siguruar se është shëruar plotësisht”.

“Ndërsa unë gjendem në spital që 12 ditë dhe dita-ditës po e marr vetën dhe jam shumë mirë. Shpresoj se edhe unë do të lëshohem shpejt nga spitali, ndoshta për një javë, ose deri dhjetë ditë”.
Fabiani falënderon stafin mjekësor të cilët u përkujdesën maksimalisht për të.
“Dua ti falënderoj, kanë bërë më të mirën për mua duke u përkujdesur më së miri. Por, jo vetëm për mua, por për të gjithë që jemi këtu të shtrirë”, përfundoi babai i boksieres.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia