Bimët medicinale që indianët e amerikës i përdorën për të kuruar gjithçka

00:19 | 5 Gusht 2017

Sipas indianëve të fisit Cherokee, Krijuesi ka ofruar bimë për çështje të ndryshme shëndetësore dhe që të gjitha ato mund të përdoren për trajtimin e disa sëmundjeve.

Arbresh.info sjell disa nga bimët që u përdoren për qindra vjet për trajtime mjeksore.

Menta

Çaji i mentës përdoret për të kuruar problemet e tretjes dhe stomakut të përzier. Për më tepër, indianët e amerikës i shtypnin ato dhe i konsumonin për të lehtësuar dhembjet e ndryshme. Menta është gjithashtu e dobishme nëse vuani nga alergjitë, të përzierat dhe lodhja.

Manaferrat

Manaferrat janë të mbushura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar dhe përmisojnë shëndetin kardiovaskular. Ato mund të përdoren për të trajtuar edhe stomakun e shqetësuar. Për më tepër, përtypja e gjetheve të tyre lehtëson dhimbjen e mishit të dhëmbëve dhe zvogëlon ënjtjen në nyje, transmeton portali arbresh.info

Yarrow

Barishtja e quajtur yarrow ndihmon për të trajtuar plagët në lëkurë. ër të ndaluar gjakderdhjen e tepërt dhe për të parandaluar infeksionet, duhet të aplikoni gjethet e freskëta dhe të grimcuara në plagë të hapur. Përveç kësaj, çaji i gjetheve të saj ndihmon tretjen dhe ndihmon me problemet e veshkave ose të fshikëzës së tëmthit.

Shqema

Shqema është barishte e pasur me antiksidantë. Çaji i gjetheve redukton temperaturën dhe vaji i saj lehtëson skuqjen e lëkurës. Është i pasur me Vitamin C.

Xhenxhefili i egër

Çaji nga rrënja e xhenxhefilit të egër përmirëson tretjen, trajton dhe qetëson stomakun e irrituar. Indianët e amerikës e kanë përdorur këtë barishte edhe për të trajtuar dhimbjet e veshit.

Trëndafili i egër

Trëndafili i egër është i pasur me vitaminë C. Përgatitja e çajit nga trëndafili i egër rrit sistemin tuaj imunitar, trajton ftohjen dhe gripin dhe stimulon funksionimin e fshikëzës dhe të veshkave./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara