Kur keni dhimbje koke dhe ilaçi i cili iu duhet nuk është pranë jush, atëherë mund t’ju duket se jeni në rrethana të pashpresa! Por kjo nuk është e vërtetë.
Ekziston një mënyrë shkencore për t’i liruar dhimbjet e kokës dhe quhet akupresurë!
Akupresura është lloj i masazhit, efekti i të cilës është konfirmuar nga studime të panumërta shkencore. Akupresura është si lloj forme e akupunkturës dhe refleksoterapisë, por nuk kërkon njohuri të veçantë mjekësore shkruan telegrafi.
Si ta masazhoni ndonjë pikë të akupresurës për ta liruar dhimbjen e kokës?
Fillimisht zini një pozicion komod dhe relaksues. Masazhi nuk merr shumë kohë: nga 30 sekonda deri në 1 minutë.
Pika YINTANG
Pika e ‘Syrit të Tretë’ apo Yintang, ndodhet në mes të vetullave ku ura e hundës kalon në ballë. Kjo pikë është gjithashtu përgjegjëse edhe për çlodhjen e syve.
Mjafton ta masazhoni këtë pikë me shtypje të lehtë dhe në lëvizje rrethore. Zakonisht dhimbja e kokës zhduket gjatë masazhës ose 5-10 minuta pas masazhës.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë