Kanceri i gjirit është kanceri më i përhapur te gratë. Mjekët thonë se kura më e mirë është zbulimi i hershëm.
Shumë këshilla janë dhënë shpesh, por shumica e grave nuk dinë se kujt t’i besojnë.
Arbresh.info ju sjell gjashtë mitet të cilat lidhen me kancerin e gjirit por që jo gjithmonë janë të vërteta.
Miti 1: Nëse një anëtare e familjes suaj ka vuajtur nga kjo sëmundje, do të vuani edhe ju.
Zbulohet: Edhe pse personat në familjen e të cilëve dikush ka vuajtur nga një kancer i tillë janë më të rrezikuar që në të ardhmen të përballen edhe ata, vetëm 5 për qind e grave që vuajn nga kanceri i gjirit vinë nga një familje me një historik të një sëmundjeje të tillë.
Miti 2: Të gjitha gungat në gji janë kancerë.
Zbulohet: Shumica e personave me gunga (kokrra)në gji nuk vuajnë nga kanceri, ato mund të jenë cista, apo gjëndra beninje që nuk janë kancerogjene.
Miti 3: Përdorimi i deodorantëve mund të shkaktojë kancerin e gjirit.
Zbulohet: Nuk ka ndonjë provë që do ta vërtetonte një gjë të tillë.
Miti 4: Veshja reçipetave me tela rrit rrezikun për kancer.
Zbulohet: Pretendimet, se veshja e reçipetave me tela ushtron trysni mbi rrugët limfatike afër gjinjëve dhe se një gjë e tillë shkakton kancerin, nuk janë të vërteta.
Miti 5: Burrat nuk preken nga kanceri i gjirit.
Zbulohet: Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek femrat, por sipas studimeve më shumë se 340 meshkuj preken nga kanceri i gjirit brenda një viti.
Miti 6: Rrezatimi ndikon negativisht dhe shkakton kancerin e gjirit.
Zbulohet: Rreziku nga rrezatimi që vjen nga memogramët është aq i vogël saqë i humb vlera kur shihen të mirat e tij. Më anë të tyre mund të zbulohet nëse vuani nga kanceri apo jo.
Në disa studime të bëra në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se 80 për qind e femrave që janë diagnostifikuar me kancer të gjirit dhe kanë vazhduar terapinë kanë gjasa të jetojnë edhe 10 vjet pas diagnostifikimit, fjala është për ato që nuk e kanë mposhtur krejtësisht këtë sëmundje./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...