Google ADS

A ngushtohet vagjina nëse nuk kryeni marrëdhënie, ja përgjigja shkencore

12:13 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ekziston një besim se, nëse kalon njëfarë kohe pa kryer marrëdhënie, ajo ngushtohet. Por, ekspertët tregojnë si qëndron e vërteta.

Ka disa të vërteta universale që të gjithë i dinë dhe që i rezistojnë kohës, për shembull, që djathi shkon shumë me domatet. Apo se piastra t’i djeg flokët. Por kjo legjendë urbane që ka të bëjë me vagjinën nuk është aspak e vërtetë.

Jennifer Wider, specialist e shëndetit të femrave ka thënë se kjo teori është krejtësisht e gabuar. Vagjina e femrës ndryshon vetëm dy herë. E para është pas lindjes së fëmijës .

‘Studimet kanë treguar se muskujve vagjinalë mund t’u duhet deri në 6 muaj për t’u kthyer në formën dhe përmasën e mëparshme’, thotë Wider, ‘E megjithatë, kthehen’.

‘Rasti i dytë është ndryshimi që vagjina pëson me kalimin e moshës

Me kalimin e viteve, niveli i hormoneve tek femrat bie, çka ndikon që muret vagjinalë të hollohen dhe të humbasin elasticitetin, ndaj edhe muskujt bëhen më të flashkët’, thotë Wider, shkruan Anabel. ‘E mira është se ka disa ushtrime për muskujt vagjinalë, pavarësisht moshës’.

E si përfundim, nëse gjatë marrëdhënieve ndjeni se vagjina juaj është e ngushtë, nuk ka të bëjë me shpeshtësinë e seksit, apo me faktin se mund të keni ca kohë pa qenë me dikë.

“Kjo ndodh për shkak se ju duhet më shumë kohë për të ardhur në qejf, ndaj duhet t’i kërkoni partnerit që t’i kushtoni pak më shumë kohë lojërave paraprake”.

Shpërndaje në rrjete sociale