“A jeni prostitutë?”: Jennifer Aniston shokohet nga pyetja e moderatorës

19:32 | 16 Shtator 2021

Ish-gruaja e Brad Pitt, aktorja e njohur Jennifer Aniston, është befasuar në mënyrë të pakëndshme gjatë një interviste në emisionin “This Morning”, pasi mendoi se drejtuesja e pyeti nëse ajo ishte një prostitutë.

Theksi skocez i moderatorës ka vënë në siklet aktoren e njohur, transmeton portal arbresh.info

Pyetja që moderatorja i shtroi aktores ishte “a je tip përqafues”, që do të thotë se “ a të pëlqen të përqafosh”, por Jennifer kuptoi se ajo e kishte pyetur nëse aktorja ishte prostitutë.

Në gjuhën angleze njerëzit që u pëlqen të përfaqohen quhen Hugger, ndërsa fjala për prostitutë është Hooker.

Prezantuesja shpejt sqaroi se çfarë po kërkonte në të vërtetë, por ishte tepër vonë.

Shikuesit komentuan shprehjen e fytyrës së Jennifer në rrjetet sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara