Kufizimet e dëmshme të ushqimit janë një sakrificë që nuk duhet ta bëjë askush, veçanërisht ata që duan të humbasin kilogramët e tepërt.
Për këta të fundit, fokusi duhet të jetë tek rënia nga pesha por jo domosdoshmërisht ajo arrihet duke ngrënë më pak.
Theksi duhet vënë tek ushqimet e duhura, pra më pak duhen konsumuar ato të përpunuara dhe më shumë ato të shëndetshmet dhe krejt natyralet.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 3 ushqimet më të rëndësishme të cilat mund t’i konsumoni në sasi të shëndetshme për të mbështetur misionin e rënies nga pesha.
Ushqimet e Plota
Ushqyerja në ditët e sotme është bërë shumë e komplikuar. Marketet janë plot e për plot me ushqime të larmishme, pjesa madhore e tyre të paketuara bukur e joshëse për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit.
E vërteta e hidhur është se 70 përqind e ushqimeve dhe pijeve që gjenden sot në tregjet e botës konsiderohet si ultra e përpunuar.
Ushqimet e plota janë frutat, perimet, kosi, farat, erëzat, vaji i ullirit e gjithçka tjetër natyrale dhe e papërpunuar.
Ushqimet e Pasura Me Fibër
Fibra është në listën e ushqimeve që nevojiten për të humbur kilogramët e tepërt sepse janë pak kalorikë dhe të pasur me ushqyes.
Fibra ngadalëson tretjen dhe shkakton një enjtje në stomak që përcjell atë ndjesinë e plotësisë.
Ndër ushqimet më të mira në këtë kategori mund të përmendim: drithërat e plota, orizi, kaf, tërshëra, buka e drithit të plotë, makaronat me miellin e drithit të plotë, frutat dhe perimet.
Burimet Pa Dhjamë Të Proteinës
Proteina është e një rëndësie të veçantë për humbjen e kilogramëve të tepërt për shumë arsye.
Së pari ajo konsiderohet si ushqyesi që të ngop më shumë dhe falë saj, njeriu merr më pak kalori gjatë ditës.
Për më tepër, organizmi kërkon shumë energji për tu tretur, pra metabolizmi shpenzon 20-30 përqind të energjisë për tretje të proteinës ndërkohë që për karbohidratet 5-10 përqind e për yndyrnat 3 përqind.
Nëse dëshironi të humbisni në peshë duhet të merrni 1.3 gramë proteinë për çdo kilogramë të peshës trupore në ditë.
Ndër burimet më të mira të proteinës janë: vezët, salmoni, peshku, gjoksi i pulës, fasulet etj./AgroWeb.org
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...
Kryeministri britanik: Zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Me...
FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambri...