Vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit për shkak se burimi i kryesor i kësaj vitamine në organizëm është ndikimi i rrezeve të diellit direkt në lëkurën tonë, e cila me procese të njëpasnjëshme sintetizon këtë vitaminë joaktive, e cila aktivizohet nga mëlçia dhe pastaj nga veshkat, është një ndër vitaminat më të rëndësishme në trupin e njeriut.
Në formën e saj aktive Vitamina D vepron në shumë organe dhe sisteme organesh duke mundësuar procese shumë të rëndësishme për organizmin tonë. Duke qenë esenciale për shëndetin, mungesa e saj, mund të sjellë pasioja serioze për shëndetin duke shkaktuar problemet e mëposhtme:
1.Ndikon në shfaqjen e depresionit: Prania e rrjeteve sociale dhe platformave digjitale të komunikimit apo shërbimeve po ndikon drejtpërdrejt në izolimin e njeriut modern, i cili tanimë është kthyer në kavien e smartphonë-ve apo kompjuterit duke e privuar jo vetëm nga kontakti me të tjerët, por edhe me natyrën. Mungesa e ekspozimit në diell, i cili është edhe burimi kryesor i vitaminës D ndikon drejtpërdrejt në mos-oksigjenimin e trurit dhe mund të jetë shkak për shfaqjen e problemeve me depresionin dhe çrregullimeve afektive sezonale (trishtimi dimëror). Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D të vendosur në korteksin e gjëndrave mbi veshkore, si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës.
2.Ndikon në shfaqjen e kancerit kolorektal: Studimet e ndryshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të çojë në shfaqjen e kancerit kolerektal, njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë ose rektumit.
3.Ndikon në shfaqjen e dhimbjeve të kockave dhe dobësisë muskulare: Vitamina D nxit përthithjen e kalciumit në lukth dhe mbajtjen e tij në nivele normale në gjak bashkë me parathormonin (PTH) duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave. Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt miopatisë, e cila shoqërohet me dobësim dhe dhimbje të muskujve. Duke qenë se vitamina D lehtëson përthithjen e fosfateve dhe kalciumit, mungesa e saj mund të çojë në deformime të strukturave kockore. Por, jo vetëm ndikon gjithashtu në shfaqjen e osteoporozës, artritit dhe inflamimit të gishtave të këmbës.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...