Vetitë medicinale të blirit kanë qenë prej kohësh të njohura dhe për shkak të efektit qetësues, ai është më shpesh rekomanduar për probleme të vogla me gjumin dhe nervozizëm.
Bliri ka një efekt diuretik, është gjithashtu shumë efektiv në uljen e presionit të lartë të gjakut, por edhe kundër yndyrës në enët e gjakut dhe migrenës, si dhe lehtëson inflamacionin e fytit … Është efektiv në përdorimin e jashtëm, në trajtimin e lëkurës së plasaritur dhe të irrituar.
Nëse keni një problem me pagjumësi, para fjetjes pastrohuni në ujë të nxehtë në të cilin paraprakisht keni hedhur katër grushte me lule bliri. Po ashtu ndihmojnë qumështi dhe çaji i ëmbëlsuar me mjaltë, transmeton KosovaPress.
Për të pastruar gjakun, është e nevojshme të vendosni 25 gramë lule bliri në 250 ml ujë dhe vloni, duke shtuar qumësht me një lugë mjaltë. Ju mund ta pini për një kohë të gjatë, një deri në dy gota në ditë.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...